Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pak gola sot në Superligë, Ballkani barazon në Klinë

Gazeta10
30 Prill 2023 - 17:02

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, të cilat janë karakterizuar me gola të paktë.

Në fakt, përgjatë tri sfidave janë shënuar vetëm dy gola, që të dyja në takimin e luajtur në Klinë, ku Dukagjini ishte nikoqir i kampionit në fuqi, Ballkanit.

“Portokallezinjët” barazuan 1-1 me Dukagjinin në “18 qershori”, me golat e shënuar nga Khomutov për vendasit, dhe Berisah për mysafirët nga Theranda.  

Ndërsa, pa gola ka përfunduar ndeshja në “Fadil Vokrri”, e cila u zhvillua mes Prishtinës e Llapit.

Ky barazim ia vështirëson punët dy ekipeve, të cilat synimin e kanë arritjen e pozitës që të dërgon në Evropë.

Pa gola ka përfunduar ndeshja edhe në Mitrovicë, me Trepçën ’89, e cila luajti ndaj skuadrës së Gjilanit.

Pas ndeshjeve të sotme, tabelës së klasifikimit i prin skuadra e Dritës me 63 pikë, 1 më shumë se Ballkani në vendin e dytë me 62 pikë.

Vendin e tretë e zë Gjilani me 47 pikë, gjersa Prishtina vazhdon ende luftën për Evropë nga vendi I katërt me 42 pikë.

Zona e barazhit është e ‘okupuar’ nga Trepça ’89, teksa të rrezikuar për të rënë nga lliga janë Ferizaj e Drenica.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.