Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton masakrën e Studimes: Plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet

Gazeta10
02 May 2023 - 11:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë në 24-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se plagët e popullit nuk mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet.

“Plagët e popullit tonë janë ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u ndëshkuar të gjitha krimet!”.

“Në 24-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë me përulje martirët e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, që ranë për këtë tokë duke u shndërruar në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse aspironin lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk do të ndalemi derisa autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

“Nuk do të ndalemi deri sa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve”.

“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, është shprehur Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.