Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sadiku nga Brukseli: Escobar po zhvillon takime me Kurtin dhe Vuçiqin

Gazeta10
02 May 2023 - 17:44

Gazetari, Kushtrim Sadiku në një raportim direkt nga Brukseli ka thënë për Kanal10 se aktualisht pala kosovare dhe serbe janë duke zhvilluar takime me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Sadiku ka thënë se emisari ka shprehur qëndrimet e ShBA-ve ndaj dy palëve, para se të vazhdohet tutje me takimin trepalësh, shkruan Gazeta10.

“Në Bruksel ka ardhur edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit , Gabriel Escobar për të cilin mund ta konfirmojmë që ka zhvilluar takime, ose është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, me Kurtin dhe Vuçiqin para nisjes së takimit. Pra para këtij takimi do të ketë një lloj qëndrimi amerikan në raport me dy palët,  që më pastaj të dy përfaqësuesit të vazhdojnë më tutje në kuadër të takimit trepalësh.” ka raportuar gazetari Sadiku.

Tutje, Sadiku nga Brukseli ka thënë se nuk do të ketë takime të veçanta dy palësh me BE-në nga përfaqësuesit e shteteve, por do të jetë vetëm takimi tre palësh./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.