Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Direkt nga Brukseli – Kurti dhe Vuçiqi arrijnë në vendtakim (Video)

Gazeta10
02 May 2023 - 18:04

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi kanë arritur në vendtakimin e tyre në Bruksel, shkruan Gazeta10.

Gazetari, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte për Kanal10 ka raportuar gjatë arritjes së dy palëve, ku kryeministri Kurti arriti i pari në vendtakim me delegacionin e tij, disa minuta më pas ka ardhur edhe pala serbe.

Sot në Bruksel, pritet takimi i Kurtit dhe Vuçiqit, ku sipas të gjitha gjasave do të diskutohet më së shumti për statutin e Asociacionit dhe për angazhimin e palëve për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.