
Tifozët mitrovicas janë më të flaktit kur bëhet fjalë për ta përcjellë një ndeshje basketbolli.
Këtë po e demonstrojnë edhe në këtë sezon, ku e mbushën palestrën “Minatori” thuajse në çdo ndeshje.
Ata presin me orë të tëra për bileta, në vapë, në shi e në borë, vetëm për ta përcjellë ekipin e tyre të zemrës në palestër.
E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot.

“Jepi Zë” raporton se që tifozët kanë dalë për të pritur për bileta plot katër orë para daljes së tyre në shitje.
Pra, tifozët që nga ora 07:00 e mëngjesit e kanë zënë rendin për ta blerë biletën e lojës Trepça – Peja, ndërsa shitja e tyre do të nisë në orën 11:00.
Kjo pa dyshim se është një dashuri e madhe për klubin pasi tifozët po bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme dhe fatkeqësisht palestra “Minatori” është e vogël për t’i pranuar krejt tifozët e interesuar për lojë.
