Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qerkini i mllefosur: Nuk ka asgjë nga deklarata për të pagjeturit

Gazeta10
03 May 2023 - 11:27

Në takimin e djeshëm në Bruksel Kosova dhe Serbia janë dakorduar për deklaratën për të Zhdukurit.

Në deklaratë thuhet se palët do të angazhohen për zbardhjen e personave të pagjetur në luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-1999, shkruan.

Me këtë deklaratë, të dy vendet janë pajtuar për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur, kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst.

Por, i mllefosur me këtë deklaratë është shprehur përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini.

Qerkini, për Front Online thotë se ajo që ka ndodhur mbrëmë nuk është asgjë e re dhe se nuk pret që do të zhvillohet diçka në të ardhmen sa i përket kësaj çështjeje.

“Ata vetëm janë dakorduar sikurse edhe shumë herë të tjera . Të gjitha këto i kam lexuar disa herë dhe asgjë nuk ka të re përveç që thonë duhet me bashkëpunua, duhet me hap dokumentacionin tonat edhe ndërkombëtare dhe se çka po mendojnë ata nuk e di, por në këtë punë nuk ka bash asgjë”, është shprehur Qerkini për.

Ai, thotë se në këtë deklaratë nuk ka asgjë të re, përpos asaj që është ditur që 24 vjet.

“Unë nuk po shoh asgjë të re, plot zgjidhje kanë stagnu e po dëshirojnë me disa gjëra politike me i stagnu ende.  Nuk ka pjesë humane, nuk ka pjesë të reja që janë thënë këtu, përveç ato që i kemi ditur që 24 vjet”, ka thënë Qerkini.

Ndërsa, duke fajësuar Qeverinë thotë se pret që  ky proces të stagnojë edhe më shumë sesa gjatë dy viteve të tjera.

“Qeveria po i komenton si po i pëlqen, Qeveria është pajtua me një deklaratë e për të cilën janë dakorduar e për mua këto nuk janë realitet. Unë nuk pres asgjë të re, ajo çka pres është që ka me stagnu ende më shumë procesi sikurse ka stagnu që dy vjet”, ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.