Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bebe Rexha shfaqet me një veshje interesante në një emision të famshëm amerikan

Gazeta10
03 May 2023 - 13:55

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke e promovuar albumin e saj më të ri “Bebe”, i cili u publikua më 28 prill.

Ky është albumi i tretë në karrierën e këngëtares, pas dy albumeve të para shumë të suksesshme: “Better Misatkes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018.

Pjesë e albumit janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “Seasons” me Dolly Parton, “I’m Good (Blue) me David Guettan dhge “Satellite” me Snoop Dogg.

Këtë të fundit ajo e ka interpretuar live së fundmi në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”.

Duke qenë se tematika e këngës flet për tymosjen e marihuanës, këngëtarja 33-vjeçare ishte tërësisht brenda kontekstit gjatë performancës së saj.

Kjo pasi ajo kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.

Vet Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, duke treguar dukjen e saj ikonike në emisionin e prezantuesit të famshëm, Jimmy Kimmel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.