Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Skenderajt konfiskon mbi 1 mijë produkte, apelon qytetarët për bashkëpunim

Gazeta10
03 May 2023 - 14:12

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Skenderajit gjatë daljes në teren  ka konfiskuar për mbi 1,373 produkte ushqimore jo të sigurta, raporton Gazeta10.

Gjithashtu ndaj operatorëve ekonomik ai ka treguar se janë shqiptuar 8 gjoba, ai poashtu ka bërë një apel që të gjithë qytetarët të cilët hasin në çdo parregullsi t’u drejtohet kësaj drejtorie.

“Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, në aktivitetin e saj inspektues të përditshëm, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum, ka konfiskuar mbi 1,373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar).Ndaj operatorëve ekonomik, konform ligjit, janë marrë masa ndëshkimore, duke shqiptuar 8 gjoba.Të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunal janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”.Drejtoria e Inspekcionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie.Në këtë kuadër, të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.