Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkarkimin e ekipit menaxhues njohësit e quajnë absurd, thonë se komisioni e ka kryer detyrën

Gazeta10
03 May 2023 - 19:05

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10


Shkarkimi i ekipit për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është vlerësuar absurd, pasi komisioni ka kryer detyrën me prezantimin e dokumentit për të cilin ka qenë i ngarkuar. Në KDI dhe Institutin “Musine Kokalari”, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që kjo lëvizje e Kurtit, të jetë strategjike.

Shkarkimi i ekipit menaxhues që kanë përpiluar draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të duhej të ndodhte më herët, e jo tani, kur ai tashmë ka përfunduar punën e tij.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e procesit të dialogut, ndonëse, ky vendim i Qeverisë, sipas tyre, është i drejtë.

Arbër Thaçi nga KDI, e ka parë si strategji të ekzekutivit, vonesën e shkarkimit të  komisionit të përbërë nga katër serbë, e të udhëhequr nga deputetja e partisë së Vuçiqit, Danijela Vujiçiq.

E sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari” është e çuditshme se si qeveria ka shkarkuar ekipin pas propozimit të draftit, kur ai edhe e ka kryer misionin që ka pasur.

Ky veprim, mori përkrahjen edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Mirëpo, partitë opozitare, nuk e kanë parë si shkarkim, ngase sipas tyre, ata veçse e kanë përfunduar detyrën e tyre.

Vetëm një ditë më parë,  kryeministri Albin Kurti, në Bruksel tha për ekipin menaxhues se pas prezantimit të punës së tyre, nuk ka më kuptim të vazhdojnë tutje.

Derisa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mëngjesin e së mërkurës, njoftoi se kanë liruar nga detyra, Danijela Vujiciq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.