Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasjet në institucione publike, pas Beogradit një tjetër krim në SHBA

Gazeta10
04 May 2023 - 9:38

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri jashtë një spitali në Atlanta, tha policia.

Policia ka ngritur një operacion-kërkimi pasi sulmuesi është i armatosur dhe përbën rrezik për këdo që i afrohet.

Disa shkolla të Atlantës në zonë do të qëndrojnë të mbyllura për aq kohë sa vrasësi mbetet i lirë, thanë zyrtarët e shkollës.

Policia publikoi imazhet e kamerave të sigurisë të të dyshuarit, i cili kishte veshur një xhup gri me kapuç, pantallona të zeza dhe një maskë kirurgjikale teksa mbante një armë zjarri. Një viktimë është konstatuar e vdekur në vendngjarje ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital. /Euronews Albanian

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.