
Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi ka deklaruar se vendimi për shkarkimin Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit nuk është në kundërshtim me Marrëvshjen e nënshkruar mes Kurtit e Vuiqit, transmeton Gazeta10.
Kjo deklaratë e Kadiut vjen pas konferencës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili edhe gjatë ditës së sotme i ka reaguar kryeministrit Kurti se puna e këtij ekipit përfundon vetëm pasi të miratohet statuti i Asociacionit.
Kadiu tutje ka kritikuar Stanon për “minimumin e njohurisë në procesin e dialogut”.
Ai ka shkruar po ashtu se ka mungesë të gatitshmëtrisë nga BE-ja për t’u marrë me shkeljet e marrëvshjes që po i bën Serbia në raport me Kosovën.
Postimi i plotë:
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ekipin menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.
Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës.
Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si përshëmbull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes.
Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik.