
Një mjet shpërthyes është gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Arllat të Gllogocit, raporton Gazeta10.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin derisa është bërë shpërthimi i mjetit të dyshimtë pa incidente.
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Arllat, Gllogoc 04.05.2023 – 14:31. Njësia për deminim e FSK-së ka njoftuar policinë se nga një kompani e kontraktuar për kontrollin e terreneve është gjetur një mjet shpërthyes. Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes dhe e ka siguruar perimetrin derisa është bërë shpërthimi i mjetit të dyshimt pa incidente./Gazeta10