Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shotani: Amir Rrahmani ka pasur fatin që ka luajtur në Drenicë

Gazeta10
07 May 2023 - 22:42

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për të arriturat e Amir Rrahmanit, Shotani tha se Rrahmani ka pasur fatin që ka qenë pjesë e Drenicës.

“Lojtarët që vijnë në Drenicë nga trevat tjera, respektohen shumë dhe u ipet mundësia për të shfaqur cilësitë e tyre. Rrahmani e ka pasur këtë fat.”,tha fillimisht Shotani.

Tutje, ai tha se karakteri i lojtarit është një faktor mjaft i madh që luan rol të rëndësishëm tek një futbollist.

“Karakteri është njëri prej faktorëve kryesor tek një futbollist, në anën tjetër edhe fati i menaxherit, sepse shumë lojtar nuk mund të shfaqin kualitetin e tyre në ekipe të mëdha dhe orientohen në ekipe mesatare.”, përfundoi Shotani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.