Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Haxhiu: Në terren funksiononte gjithçka, ligji i sponsorizimit ishte problemi i vetëm

Gazeta10
07 May 2023 - 22:57

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për licencimin e FFK-së nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Avni Haxhiu foli edhe për këtë proces.

“Ky proces ishte zmadhuar tej mase. Gjatë këtyre muajve kanë ndodhur gjëra të palakmueshme për futbollin e Kosovës.”, filloi Haxhiu.

Tutje, kryetari i Trepçës e anëtari i komisionit gjatë këtij procesi, foli edhe për garat e zhvilluara në ligat e Kosovës.

“Ndonëse kanë ndodhur këto gjëra, në terren ishte gjithçka normale, garat u zhvilluan normalisht, funksionoi gjithçka.”, përfundoi Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.