Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Statovci: Ministria dhe Federata është dashur të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për licencimin e FFK-së

Gazeta10
07 May 2023 - 23:03

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për licencimin e FFK-së, Statovci tha se është dashur të evitohet më herët ky problem.

“E mira është që ka ndodhur licencimi, por disa iniciativa që janë marrë së fundmi kanë mundur të ndodhin edhe më herët e mos të vijmë deri tek ky problem.”, tha fillimisht Statovci.

Tutje, ai tha se akterët e përfshirë në këtë ngjarje është dashur të ulen dhe të mundohen të gjejnë një zgjidhje të problemit.

“Unë mendoj që Federata dhe Ministria dhe të gjithë njerëzit që kanë qenë akterë është dashur të ulen dhe të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje. Klubeve është dashur t’iu ipet një ultimatum për plotësimin e kritereve.”, përfundoi Statovci.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.