
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për rënien e Drenices nga Superliga, Shotani tha se borxhet e mëdha që ka pasur klubi kanë ndikuar në situatën e krijuar.
“Drenica që nga fillimi ka pasur problem, klubi ka pasur borxhe të mëdha, siç kam informacion ata kanë mbi 200 mijë euro borxh karshi lojtarëve, një shumë ekstrem e madhe.”, tha fillimisht Shotani.
Tutje ai tha se edhe fatkeqësia natyrore pati një ndikim negativ tek klubi drenicak.
“Kur ndodhi fatkeqësia natyrore, fushën e mori uji dhe ishte e pamundur që ne të mbajmë stërvitje. Na u grumbulluan të këqijat por megjithatë klubi mblodhi të gjitha forcat dhe na dërgoi në Shqipëri për fazën parapërgatitore.”, u shpreh Shotani.
Në fund, Shotani tha se Drenica nuk i ka kryer obligimet financiare karshi tij edhe pse ai është ende nën kontratë.
“Klubi ka vendosur që ta ndërprej bashkëpunimin me mua. Unë kam kontratë valide deri me 30 qershor, dhe klubi është i detyruar të i paguaj obligimet karshi meje.”,përfundoi Shotani.