
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se një qytetar nga Lushta e Mitrovicës është ankuar se uji po depërton në oborrin e tij.
Ai tregon se është ankuar edhe në ujësjellës, por kanë thënë që do të rregullohet dhe nuk është rregulluar asnjëherë, raporton Gazeta10.
“Këtu uji për çdo ditë po rritet, nga kjo rrjedhje e Lushtës kanë filluar të thahen edhe lulet në oborr, ky ujë vie nga kodra e varrezave të qytetit, derdhet nëpër oborre tona, pastaj vazhdonë kjo rrjedhje edhe në Ibër Lepenc, prap shkon në pompa të ujësjellsit, tha ai.
Ai shton se edhe shumë shtëpi në këtë vend po i shkaktohen problemet e njëjta./Gazeta10