Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Kosova drejt rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Gazeta10
09 May 2023 - 11:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në diten e Evropës ka thënë se pas shumë përpjekjeve dhe vonesave të panevojshme Kosova ka hyrë në rrugën pakthim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Tutje Krasniqi ka thënë se shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada se janë vlerë e shtuar dhe aset tejet i rendësishëm me kontributin e tyre të shquar në të gjithë shtetet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës – janë shenja të përafrimit tonë, por, mbi të gjitha, edhe përmbushje e premtimeve të kahmotshme që Bashkimi Evropian i kishte dhënë Kosovës. Prandaj, para se gjithash, ky vit i cili shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në, uroj që të  konkretizohet sa më parë me marrjen e statusit kandidat dhe më pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

Ky vit sipas Krasniqit shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.