
Partia Socialdemokrate (PSD), në Ditën e Evropës, ka “faturuar” Gjermaninë për mjekët dhe infermierët e marrë nga Kosova, raporton Gazeta10.
“Sot, për ditën e Evropës kemi ardh me uru Gjermaninë. Gjermania po eksporton mallra, e po importon njerëz. Vendet e shpopulluarta janë ana tjetër e ekonomisë se fuqishme gjermane. Mjekët po i marrin falas. Vetëm në katër muajt e fundit të këtij viti, kanë ikur 91 mjekë, të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro. Po t’i llogarisim edhe 300 infermierë, që do të kushtonin nga 30 mijë euro, gjithsej bëjnë 27,200,000 euro. Pra, vetëm këtë vit ne ja kemi dhënë Gjermanisë 27 milionë euro.
“Nëse trendi vazhdon si kështu, kjo i bie që ne e subvencionojmë Gjermaninë. Oda e mjekëve ka paralajmëruar që brenda 3-4 viteve të ardhshme, Kosova do të mbesë pa mjekë. Kjo marrëdhënie e pabarabartë nuk është asgjë tjetër përveç shfrytëzim”.
“Kjo është fatura e shfrytëzimit e kemi sjell sot për Ditën e Evropës, por është e kufizuar sepse nuk janë edhe profesionet e tjera. Në tregun e lirë, që po e quajnë, vetëm Kosova po shprazet, nuk po vijnë këtu mjekë gjerman”./Gazeta10