Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi përplaset me opozitën për Berishajn e Krasniqin

Gazeta10
10 May 2023 - 18:49

Raporti: Viola Korça/Kanal10


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane, ku është përplasur me deputetët opozitarë. Numri dy i qeverisë, i ka dalë në mbrojtje ambasadorit Martin Berishaj dhe kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke i akuzuar partitë në opozitë për krijim të kauzave artificiale.

Pushteti vazhdon t’i mbrojë të dyshuarit për korrupsion e keqpërdorim të detyrës, siç është ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj dhe kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Madje, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e ka quajtur konstrukt artificial, rastin e Martin Berishajt, të krijuar nga subjektet politike në vend, sipas tij, për qëllime politike.

Sipas tij, ndaj ambasadorit Berishaj nuk ka asnjë proces gjyqësor, derisa e ka konsideruar turpshëm faktin që zvarritet emri i tij.

Madje, numri dy i ekzekutivit theksoi se edhe raporti i BE-së për Kosovën ka konstatuar se qeveria Kurti ka treguar përkushtim në luftimin e korrupsionit.

Por, ndaj këtyre deklaratave, reaguan deputetët e partive opozitare.

Përplasje mes Bislimit e deputetes Deliu-Kodra, pati edhe rreth deklaratës së miratuar në takimin e 2 majit për personat e pagjetur.

Gjatë këtij raportimi, Bislimi përmendi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se punuar ditë e natë për këtë proces.

Po ashtu, Bislimi tha se janë zbatuar 136 masa nga 235 sa ka Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit e vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.