Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pasi denoncoi një keqpërdorim në ‘Trepçë’, Azemi: Pa u bërë 24 orë praktikantët u paguan nga kompania

Gazeta10
10 May 2023 - 22:55

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kishte denoncuar një rast e që sipas tij ishte bërë një keqpërdorimin me punëtorëve praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai kishte shkruar ditë më parë se këta punëtorë prakikantë tre muaj nuk e kishin marrë rrogën prej 100 euro.

Pas këtij denoncimi ditë më parë, Azemi ka dalë me një shkrim tjetër ku ka njoftuar se “Trepça” i ka paguar këta punëtorë praktikantë për dy muaj.

Por që ai ka shtuar se ende kanë mbetur obligime të pakryera nga ana e “Trepçës”.

“Pas denoncimit të Federatës sonë sindikale ndaj Kompanisë Trepça Sh.A për mospagesën e pagave qe 3 muaj punëtorëve praktikantë ,sot kjo kompani pa u bër 24 orë u bëri pagesën këtyre punëtorëve për dy muaj, por kompania ka ende obligime ndaj këtyre punëtorëve dhe ajo duhet ti përmbush zotimet e veta sipas konkursit”, ka shkruar Jusuf Azemi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.