
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Prishtinë.
Në videon ekskluzive të siguruar nga Gazeta 10 brenda hetuesisë, në një dyqan për shitjen e armëve, një burrë rreth 50 vjeçar, ka arritur që me sprej për sy të grabisë dhe largohet me vrap duke marrë një pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten. Policia nuk ka dashur ta komentojë rastin me arsyetimin se po merret ende me të.