Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përplasen analisti Shala e Gruda i PDK-së, Shala: Opozita po sulmon Kurtin “nën brez”

Gazeta10
12 May 2023 - 18:30

Implentimi i asaj që ka nënshkruar Kryeministri Kurti në Ohër ka përplasur analistin politik Krenar Shala me koordinatorin për drejtësi të PDK-së Përparim Gruda. Shala në emisionin “Info10”, ka thënë se sulmi siç e ka quajtur ai “nën brez” i opozitës ndaj Kurtit po e bënë atë që ta përkrahë Kryeministrin Kurti.

Analisti Shala ka thënë se autonomi ka secili asociacion, sipas tij edhe plani i Ahtisarit ka autonomi.

Shala tutje ka thënë se ishte viti 2005 kur Kurti ka thënë jo negociata, tani është viti 2023, ju vet keni hy në negociata.

“Ti nuk mundesh me i thanë Kurtit shko prishe Gjykatën Speciale kur këta vet e kanë miratu, a po pret Kuti me kap shpatën e mi rrah ata në Bruksel a”, është shprehur Shala.

Shala e Gruda janë përplasur edhe për marrëveshjen e asociacionit të vitit 2013, ku Shala tha se ajo ishte shumë më e keqe se kjo sot kurse Gruda tha se ishte shumë më e mirë se kjo që ka pranuar Kurti.

“2013 është katastrofë, profesori nga Holanda thotë se katër pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë dejure njohja e Pavarësisë së Kosovë, ka thënë Shala.

Sipas tij rreziku i tij i vetëm është që kur te vjen puna të dergimi i ambasadorit Vuçiq mund të kërkojë kompetenca shtesë për asociacionin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.