Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shpronësimet e Qeverisë në Leposaviq e Zubin Potok, Vuçiq e quan BE-në të paaftë

Gazeta10
12 May 2023 - 19:28

BE-ja kërkon nga autoritetet kosovare të sigurojnë proces të rregullt për të drejtat pronësore
Vendimi preliminar i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, ka ngjallur shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës. Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës t’i përmbahen procedurave ligjore. Përderisa presidenti serb Vuçiq e ka akuzuar QUINT-in si të paaftë dhe naiv.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme në Leposaviq e Zubin Potok.

Sipas BE-së autoritetet kosovare duhet ta bëjnë të pamundurën për të siguruar proces të rregullt për të drejtat pronësore.

 “Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi paraprak dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente për shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik, dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të përfundojë”.

Sipas BE-së vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore para fillimit të procedurave të shpronësimit ngrit shqetësime dhe duhet të adresohet.

Për këto shpronësime ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke akuzuar QUINT-in si të paaftë dhe naiv. 

 “Dhe se kjo është gjëja e fundit që ka bërë me shpronësime, që bie ndesh edhe me rregulloret e tyre, se gjithçka që bëjnë është aq e keqe sa thjesht nuk kam fjalë, se jam i shqetësuar sepse mendojnë të marrin me dhunë hapësira të caktuar dhe se jam veçanërisht i shqetësuar për shkak në QUNIT-it, bëhen të paaftë dhe naivë, sepse ndonjëherë ju mjaftojnë edhe 3% e të dalurve në zgjedhje për zgjedhje legjitime, e ndonjëherë 50% nuk është as afër legjitimitetit që kërkojnë aq shumë për parimet”, tha ai.

Qeveria e Kosovës më 10 maj ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

https://www.youtube.com/@TVKanal10/videos22x

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.