
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier, së bashku me Shefen e USAID-it Samanta Power, sot patën një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Hovenier përmes një shkrimi në tëitter, ka njoftuar se ata kanë diskutuar për përkrahjen e ShBA-ve dhe përkushtimin e palëkundur të tyre në përkrahje të integrimit euro-atlantik të Kosovës, e për dialogun me Serbinë që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sot iu bashkova Samanta Poëer në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë amerikane për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik dhe përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Hovenier.