
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim, shefen e USAID-it, Samantha Power dhe ambasadorin amerikan, Jeffery Hovenier, shkruan Gazeta10.
Pas takimit, presidentja së bashku me Power mbajtën konferencë për media, meqë rast shefja e USAID-it i tha Osmanit se ajo është inspirim jo vetëm për gratë e Kosovës por edhe në botë.
“Faleminderit edhe juve që jeni një frymëzim, jo vetëm për gratë dhe vajzat e reja këtu në Kosovë, por edhe për gratë dhe vajzat e reja në mbarë botën…”, tha Power./Gazeta10