
KFOR-i në një komunikatë lëshuar për media për situatën në verr, disa herë është thirrur në Rezolutën 1244 dhe mandatin e saj në territorin e Kosovës.
Megjithatë, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmendja vetëm e emrit të Albin Kurit dhe jo si kryeministër ndërsa Goran Rakiqit i referohen si Kryetar i Listës Srpska në Kosovë, është një sjellje përtej neutralitetit të tyre.
Profesori i Dublin City University, Gëzim Visoka, ka shkruar në Twitter se “kjo qasje shkon më keq se BE-ja”.
“NATO në këtë deklaratë për shtyp, për të qetësuar Serbinë shkon përtej neutralitetit të zakonshëm të statusit (madje më keq se BE-ja). Ajo i shmanget adresimit të Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ndërsa Goran Rakiqit i drejtohet kryetar i Partisë së Listës Serbe” ka shkruar ai.