Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar komenton deklaratën e Hill-it se Serbia ishte më e pregatitur në Bruksel: Nuk dua ta fajsojë askënd

Gazeta10
26 August 2022 - 22:06

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk dëshiron ta fajsojë asnjërën palë duke e komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se Serbia ishte më e pregatitur në dialgun në Bruksel, raporton Gazeta10.

Escobar ka thënë se negociatat aktualisht janë në një fazë të ndjeshme duke thënë se deri këtu është bërë një rrugë e gjatë.

Ai ka thënë se vetëm një rrugë paqësore që nuk e dëmton jetën e qytetarëve, e sidomos të atyre që jetojnë në veri, nuk do të paraqeste problem.

Tutje, Escobar ka thënë se është optimist se do të ia dalin.

Këto komente Escobar i ka bërë në një intervistë për mediumin serb N1.

“Negociatat janë aktualisht në një fazë shumë të ndjeshme. Pra, nuk dua të fajësoj askënd, sepse, të jem i sinqertë, gjithçka filloi në Bruksel dhe mendoj se kemi bërë një rrugë të gjatë që atëherë. Përderisa kemi një zgjidhje paqësore, të zbatueshme dhe të realizueshme, e cila nuk e ndërlikon jetën e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre në veri të Kosovës, nuk mendoj se do të kemi problem. Edhe unë jam optimist, besoj se do t’ia dalim”, ka thënë Escobar.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia së fundmi janë në një përplasje të madhe e cila ka nxitur edhe ndërhyrjen ndërkombëtare përmes përfaqësuesve të tyre, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator fillon zbatimin e masave të reciprocitetit në targa dhe dokumente kalimi teksa Serbia nuk e pranon një reciprocitet të tillë.

Pavarësisht vizitave të përfaqësuesve perëndimor në Kosovë dhe Serbi, nuk ka asnjë marrëveshje për këtë çështje. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.