
Një djalë 13-vjeçar ka sulmuar me thikë dhe sëpatë një grua dhe djalin e saj në fshatin Radojevë të Serbisë.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur një grua dhe një djalë, për të cilin janë dërguar në spitalin e Zrenjaninit në orën 3:33 të natës së sotme, shkruan Nova.rs, transmeton Gazeta10.
Nëna (57-vjeçare) më pas është transferuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ndërsa shumë media atje raportojnë se nga burime jozyrtare kanë mësuar se nga sulmi me sëpatë gruaja ka pësuar lëndime në kokë.
Djali i saj (17-vjeçar) është goditur disa herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe është goditur me sëpatë në kokë dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.