
Ish-deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se është bërë gjyshe.
Ajo ka treguar se vajza e saj Alisa ka një djalë, të cilin e ka quajtur Augustin.
“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë. Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura. Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”, ka shkruar ajo.
Krasniqi-Goodman ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës si deputete e VV-së, por për shkaqe personale, ajo e kishte dorëzuar mandatin.