
Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës, për gjetjen e 29-vjeçarit serb të zhdukur.
FSK njofton se është angazhuar në këtë proces me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
”Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ,në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shterpces, kanë filluar operacionin e kërkimit tê riut 29 vjeçar i nacionalitet serbënga fshati Biti e Epërme.”, thuhet në njoftimin e tyre.