Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Peci kërkon reagim nga Prokuroria: Të kujt janë këto vila në Rugovë?

Gazeta10
14 May 2023 - 21:23

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Prokuroria po hesht karshi keqpërdorimeve – që ai thotë se i ka denoncuar – në Rugovë.

Rasti ka të bëjë me disa vila në Stankaj të Rugovës që, sipas Pecit, janë të ndërtuara në tokën e shtetit.

Ato u ndërtuan nga njerëzit që e kanë pasur mandatin për ta ruajtur pronën shtetërore e jo për ta keqpërdorur atë, thotë Peci.

“Çile guri gojën prokuroria, Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkroi Peci në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.