
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (Feronikeli’74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Gjilanit dhe Dritës, Statovci tha se ishte një derbi shumë luftarak me një atmosferë shumë të mirë.
“Një derbi me një atmosferë shume të mirë, një derbi i luftuar brenda fushës që mendoj se duhej të karakterizohej me një dominim të Dritës.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje ai e përgëzoi Gjilanin për sipas tij lojën e bukur që treguan sot.
“ Gjilanin e përgëzoj për ndeshjen, ishte e etur për lojë e donte më shumë fitoren dhe e dha maksimumin.”, u shpreh Statovci.
Në fund ai ‘kritikoi’ Dritën ku tha se ata u treguan të pafuqishëm në fushë dhe u dominuan nga Gjilani.
“Drita u tregua e pafuqishme ndaj Gjilanit në çdo aspect. Një Gjilan me mungesa si Ramadani e Dabiqaj dhe Drita të dominohet në këtë mënyrë me një ekip të plotë, e pakuptueshme.”, përfundoi Statovci.