Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmoi me kallashnikov një veturë, arrestohet prishtinasi

Gazeta10
15 May 2023 - 9:41

Në Prishtinë është arrestuar një burr pasi që kishtë hedhur në një shportë mbeturinash një armë AK-47, me të cilin dyshohet se ka shtënë në drejtim të një veture, raporton Gazeta10.

Sipas raportit policorë i dyshuari kishtë shtënë në drejtim të veturës ku ndodheshin tre persona, policia ka konfiskuar armën si dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 14.05.2023-18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura  e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës. Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.