Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Buxheti për komuna në vitin tjetër mbi 740 milionë

Gazeta10
15 May 2023 - 11:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai, para tyre ka shprehur angazhimin e ekzekutivit për nivelin lokal.

“Qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror. Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje a granteve për komunar, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e kaluar. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror”, tha ai.

Mirëpo, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ngriti disa shqetësime që sipas tij niveli lokal nuk po gjen mbështetje nga qeveria.

“Për shumë çështje nuk kemi marrë përgjigje, përkundër zotimeve. Njëra prej sfidave është tatimi në pronë, ku komunat janë në situatë të pakëndshme, po ashtu edhe bllokimi i fondeve vetanake të komunave”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.