
Këngëtari Gjesti dje përmes një postimi bëri të ditur se do të ketë një periudhë një vjeçare pushimi.
Pas këtij postimi ka reaguar menaxheri i tij, producenti ekzekutiv Samed Potera duke thënë se rreth kësaj çështje është angazhuar avokati i kompanise se tij, që sipas Poteres, Gjesti ka bërë shkelje të kontratës që ata kanë nënshkruar vite më parë duke mos e paralajmëruar atë për largimin nga muzika.
Ai po ashtu në postimin e tij thotë se pavarësht se çfarë ka ndodhur me këngëtarin, ai edhe më tej do ta përkrahë vendimin e tij.

Tutje Potera tha se të gjitha investimet në projektet e realizuar të artistit Gjesti janë financuar nga Komapnia Reina Entertament që janë rreth 16 projekte.
Përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar ndjekësit e tij, Gjesti ka bërë të ditur se as kanali me emrin e tij në Youtube nuk do të jetë më në përdorim duke cituar ‘arsye personale’.
Postimi i plotë i Poterës:
Sqarim
Une si menaxher Samed Potera prej fillimit te karieres se Gjestit kur une dhe gjithe ekipa ime jemi marr me perkushtim maximal ndaj tij ku si rezlutat te gjithe e dine qe ne ia dolem me shume pune qe Gjestin qe eshte sot ta njohin te gjithe. Sa i perket deklarates se fundit te Gjestit ne pak a shume kemi diskutu ne kohen e fundit rreth punes dhe projekteve ne vazhdim por asnjhere nuk u diskutua vendimi qe Gjesti te shkeputet nga muzika , vendim qe nuk e prisnim.
Ne kemi kontaktu me Gjestin kemi pas dhe takim pas deklarates se tij , ku i kemi diskutu te gjitha gjerat ku ne si kompani REINA ENTERTAINMENT perderisa jemi prej fillimeve te tij moralisht jemi mundu prap ta kuptojme Gjestin dhe nese eshte nevoje te perkrahim per qka do qe ka nevoje sepse eshte pjese e jona ,qe perveq punes Muzikes ne kishim shoqni shume te afert dhe te paster mes vete. Sa i perket vendimit te Gjestit ne jemi konsultuar me Avokatin e Kompanis dhe ai po merret me procedurat ne vazhdim qe realisht Gjesti ne kte rast ka bere shkelje te Kontrates qe ne kishim nenshkruar vite me pare e cila eshte edhe disa vite valide. FALEMINDERIT!