Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: BE-ja të mos i kërkojë Kosovës diçka që s’është në marrëveshje

Gazeta10
16 May 2023 - 11:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesat që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.

Ajo ka theksuar se interpretimet e reja të BE-së që kërkojnë nga Kosova të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër janë të gabuara.

Përkitazi me këtë, Osmani tha se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje.

Në anën tjetër, Osmani konfirmoi se do të marrë pjesë të shtunën në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi.

Këto komente Osmani i bëri pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri./ksp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.