Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfirmon KEK, del jashtë funksionit A-5 në “Kosova A”

Gazeta10
16 May 2023 - 18:58

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar për KosovaPress se Njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.

Ai ka thënë se së shpejti Blloku A-5 do të kthehet në operim.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti. Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.