Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
17 May 2023 - 8:17

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë edhe sot.

Dëshminë edhe sot do ta vazhdojë dëshmitari i katërt, teksa seanca do të nisë nga ora 09:00.

Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Dje mbrojtja e Kadri Veselit i ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt, por edhe trupi gjykues i ka pranuar kërkesën që të shtohen disa dokumente tjera si prova.

Pas më shumë se dy vjetësh në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.