Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sveçla: Policia po zhvillon tre aksione kundër fajdeve dhe krimeve ekonomike

Gazeta10
17 May 2023 - 10:45

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me operacionet policore që janë duke u zhvilluar në vend, shkruan Gazeta10.

Sveçla ka thënë se Krimet Ekonomike janë duke zhvilluar aksione në Ndërmarrjen Publike Banesore ndërsa Krimet e Rënda operacione kundër fajdeve.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare. Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.