Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dallaveret për prona 120 milionë euro në NPB, sekuestrohen materiale në 12 lokacione

Gazeta10
17 May 2023 - 14:41

Në 12 lokacione janë kryer bastisje nën dyshimin për dallavere në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), lidhur me një kontratë për ndërtimin e katër objekteve afariste e banesore në vlerë prej mbi 120 milionë eurosh, transmeton Gazeta10.

Bastisja është kryer të mërkurën nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, përkatësisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar  se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale ka treguar se ka sekuestruar materiale, të rëndësishme për procedurë të mëtejme hetimore.

“17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, 6 laptop, 2 shtëpiza, 11 telefona, 2 sim card dhe 6 usb”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.