
Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka shkuar sot në takim tek kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Gazeta10.
Pas këtij takimi, në një prononcim për media, Hovenier ka folur rreth betimit të kryetarëve të rinj në veri, duke këshilluar se nuk duhet përdorur forca për të hyrë në objektet e komunave në veri.
“Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme”, deklaroi ai.
Burimet e Gazetës10, bëjnë me dije se ky takim mes Kurtit dhe ambasadorit amerikan ka qenë pjesë e takimeve të zakonshme, që ata realizojnë çdo javë.
Kujtojmë së gjatë ditës së sotme, kryeministrin Kurti në telefon e kishte thirrur edhe zyrtari i lartë amerikan, Chollet me të cilin biseduan edhe për betimin e kryetarëve të rinj në veri të vendit./Gazeta10