
Raporti: Saranda Aliu
Në rajonin e Prizrenit janë regjistruar më së shumti deponi të mbeturinave të egra krahasuar me rajonet e tjera, ndërkaq në rajonin e Gjakovës janë regjistruar më së paku rreth 30. Pavarësisht punës e intervenimeve të shpejta për t’i mbyllur të njëjtat, nga Komuna e Prizrenit kanë thënë se qytetarët vazhdimisht po shfrytëzojnë hapësirat e afërta për t’i hedhur mbeturinat, sidomos ato inerte. Për t’i parandaluar ata, tashmë po mbjellën fidane në ato vende që më parë kanë qenë deponi.
Disa mbeturina po digjen, por nuk është se po pakohen.
Pamjen e bukur të natyrës, ia ka marrë anën kjo deponi, e cila gjendet në Lagjen e Trimave të Komunës së Prizrenit, vetëm 7 minuta larg qendrës.
Jo vetëm banorët e kësaj lagje, por edhe të atyre më të largëta, po e shfrytëzojnë këtë vend për ta hedhur bërllogun që e kanë larguar nga shtëpitë e tyre.
“Kjo është njëra nga deponitë më të mëdha ilegale të mbeturinave në komunën e Prizrenit. Të ngjashme si kjo janë edhe 180 të tjera, që qytetarët e kësaj lagje e atyre përreth i kanë hedhur. Situatë hiç më e mirë nuk është as edhe në komunat e tjera të këtij rajoni.”
Nga kompania EKO Regjioni, që bëjnë pastrimin e këtyre deponive, kanë thënë se pavarësisht punës së vazhdueshme që bëjnë, qytetarët nuk po reflektojnë.
E nga Komuna e Prizrenit kanë thënë se vazhdimisht po punojnë që të njëjtat t’i pakojnë dhe në ato hapësira të mbjellin fidane.
Në raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka dal se në vitin 2022 në rajonin e Prizrenit ka më së shumti deponi të mbeturinave të egra, plot 187 sosh.
Ndërsa me më së paku ka dalë të jetë ai i Gjakovës, me vetëm 30 deponi.
Ndërkaq, sipas renditjes së komunave, prin Lipjani me numrin më të madh të deponimeve, kurse në Viti dhe Junik nuk është regjistruar asnjë deponi./Gazeta10