
Gjatë diskutimit rreth shpalljes së Ballkanit kampion në Superligën e Kosovës, Berisha se te gjitha ekipet kane dhene maksimumin ndaj Ballkanit kete stinor.
“Kete vit ka qenë e vështire të shpallemi kampion për shkak se te gjitha ekipet kanë dhënë më shumë se 100%shin ndaj kampionit në fuqi, por ne ja dolëm të shpallemi kampion për vitin e dytë radhazi., tha fillimisht Berisha.
Tutje, Berisha tha se çelësi i këtij sukesi ka qenë grupi i lojtarëve, stafi i trajnerëve, dhe tifozët.
“Çelësi i suksesit ka qenë një grup i mrekullueshëm, stafi i trajnerëve ka bërë punë perfekte, lojtarët i janë përgjigjur kërkesavë të trajnerit, dhe natyrisht falë përkrahjes së familjes Kabashi dhe tifozëve.”, u shpreh Berisha.
Në fund, ai e ka vlerësuar Dritën si rivale të fortë për suharekasit.
“Drita ka qenë rival nga fillimi i kampionatit deri në fund, edhe pse kemi pasur një krizë tabela përsëri ka qëndruar e njëjta.”, përfundoi Berisha.