Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shënohet nesër 24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës

Gazeta10
21 May 2023 - 22:11

Me rastin e 24 vjetorit të shënimit të Masakrës së Dubravës, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre.

Po ashtu  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Gjithashtu edhe Këshilli Organizativ ka njoftuar se të hënën, më 22 maj 2023, bëhen homazhe në Burgun e Dubravës.

”Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2023 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 24 vjet më parë, (19-24 maj 1999)”, thuhet në njoftim.

24 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.Masakra e Burgut të Dubravës është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Lidhur me këtë masakër ende nuk është dënuar askush.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.