
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).
Gjatë diskutimit për Superligën e Kosovës, foli edhe Behar Maliqi.
“Viti i ardhshëm pritet të jetë viti i fundit në futbollin aktiv. Ndoshta do të vazhdojë edhe një vit tjetër nëse ndihem mirë me shëndet.”, tha ai.
Behar Maliqi ka qenë pjesë e disa skuadrave në Superligën e Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Llapin e Feronikelin.
Maliqi karrierë ka bërë edhe në Shqipëri te klubi nga kryeqyteti, Partizani.