Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

FSK i bashkohet Task Forcës Jug të Shqipërisë gjatë ushtrimit të “Defender Europe 23”

Gazeta10
22 May 2023 - 11:34

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Mehaj ka shkruar tutje se Task Forca udhëhiqet nga ushtria amerikane për Evropë dhe Afrikë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës me oficerë e nënoficerë i bashkohet shtabit të Task Forcës Jug në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të realizimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23″ të udhëhequr dhe drejtuar nga ushtria Amerikane për Europë e Afrikë”, ka deklarur Mehaj.

Ceremonia e hapjes “Defender Europe 23” ka nisur dje, ku u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, ku liderët e shtetit deklaruan se qëllimi i FSK-së është anëtarësimi në NATO.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.