Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

4-vjeçari nga Mitrovica gëlltit një monedhë, dërgohet në QKUK

Gazeta10
22 May 2023 - 14:22

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica,  kishte përpirë një monedhë metalike, i cila  kishte depërtuar në lukth duke i rrezikuar seriozisht shëndetin.

Pas përkeqësimit  të gjendjes shëndetësore, fëmija u shtri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

SHSKUK-ja tutje ka bërë të ditur se në këtë rast janë ndërmarrë masat e nevojshme ku edhe i kanë larguar monedhën metalike nga lukthi 4-vjeçarit.

“Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi”, thuhet në njoftim

Në njoftim thuhet se tanimë fëmija gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.