Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori gjerman dhe disa pjesëtarë të UNESCO-s e vizitojnë Manastirin e Deçanit

Gazeta10
23 May 2023 - 16:08

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se sot bashkë me disa pjesëtarë të UNESCO-s e kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Ai ka falënderuar edhe igumenin Sava Jenjiq për mikpritjen e tij, shkruan Gazeta10.

“Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, së bashku me 25 kolegë nga UNESCO. Në emër të kolegëve të mi dhe meje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq për mikpritjen e tij”, ka shkruar Rohde në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.