Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U mbajtën për 32 vite të fshehura, Totaj njofton se do të ri-varrosen eshtrat e Ymer Prizrenit

Gazeta10
24 May 2023 - 15:57

136 vite pas vdekjes së tij, në Prizren pritet të ri-varroset adhetari dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, raporton Gazeta10.

Kjo u bë e ditur pas takimit që sot pati kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj me kryetarin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Pas këtij takimi kryetari Totaj ka njoftuar që deri sot ka qenë konfidenciale, por prej datës 12 qershor 1991 Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i ka ruajtur eshtrat e Ymer Prizrenit në një vend të sigurt.

“Asokohe, z. Muhamed Shukriu (i ndjerë), i ka dorëzuar në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, si vend më i besueshëm, për t’i mbrojtur nga brutaliteti i pushtetit serb”, ka deklaruar Totaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.